Joshua tregon emrat e legjendave prej të cilëve ka mësuar

Boksi

Joshua tregon emrat e legjendave prej të cilëve ka mësuar

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 10:58
Joshua tregon emrat e legjendave prej të cilëve ka mësuar

Anthony Joshua ka zbuluar se nga cilët boksierë ka mësuar që të jetë ai që është sot.

Boksieri britanik e mposhti Andy Ruizin në fundjavën që shkoi, për t’i rrikthyer titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO të cilët i kishte humbur më 1 qershor pikërisht nga meksikano-amerikani.

Joshua ka thënë se për të qenë më i miri duhet të mësojë nga më të mirët si Riddick Bowe, Lennox Lewis, Larry Holmes, Mike Tyson, Floyd Patterson dhe Sonny Liston.

“Nëse dëshironi të jeni më i miri i gjeneratës tëndë sot, duhet të mësoni nga më të mirët që ishin në të kaluarën”, ka thënë ai.

“Nuk mund të jeni një dimensional sot në këto kohë të boksit. Është mirë të keni një plan dhe ta absorboni atë, informatat që u janë dhënë nga trajnerët e juaj dhe çfarë presin ata të mësoj unë në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat