Ky është paralajmërimi më i ri i Joshuas

Boksi

Ky është paralajmërimi më i ri i Joshuas

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:30
Ky është paralajmërimi më i ri i Joshuas

Anthony Joshua e ka paralajmëruar Deontay Wilderin dhe Tyson Fury se është i gatshëm që të përballet.

Britaniku i ktheu nën pronësi titujt e botës që i kishte marrë Andy Ruizi në qershor të këtij viti, me përballjen që u zhvillua në fundjavën që shkoi në Arabinë Saudite.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do ta zhvillojnë rimeçin e tyre në WBC në fillim të vitit 2020, por pas kësaj, duan të përballen me Joshuan.

Britaniku i ka paralajmëruar që të dy, duke thënë se ai nuk është një kampion që ik dhe do të përballet me fituesin ku të dëshirojë.

“Do të dëshiroja që kjo të jetë përballja ime e radhës”, ka thënë ai kur është pyetur për ballafaqimin me Furyn ose Wilderin në një intervistë për Good Morning Britain.

“Jam duke shkuar hap pas hapi. Kur ata të jenë gati, ata e dinë ku më gjejnë”.

“Nuk jam një kampion që iki, jam dikush që dua të përballem me më të mirët në botë”.

“Deontay Wilder, Tyson Fury, me këta persona. Do ta adhuroja mundësinë që t’i mposhti Wilderin dhe Furyn”, ka thënë më tej Joshua.

Përballja e britanikut me njërin prej tyre pritet që t’i thyej të gjitha rekordet e të ardhurave dhe shikimeve në histori të boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat