Kombëtarja e Kosovës në boks nis sot misionin për medalje në Kampionatin Balkanik “Antalia 2019”

Boksi

Kombëtarja e Kosovës në boks nis sot misionin për medalje në Kampionatin Balkanik “Antalia 2019”

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:21
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në boks nis sot misionin për t’u ngjitur në podium në Kampionatin Ballkanik “Antalia 2019”, i cili fillon sot dhe zgjatë deri më 15 dhjetor 2019.

Kombëtarja përbëhet nga boksierët: Donjeta Sadiku (64 kg), Bashkim Bajoku (52 kg), Shpëtim Bajoku (63 kg), Patriot Behrami (69 kg) dhe Besart Pireva (75 kg), si dhe trajnerët Shefki Bogujevci e Besim Brahimi.

Sot do të paraqitet Behrami, i cili lufton ndaj serbit Milan Vrankoviq, dhe Pireva kundër rumunit, Borgovan Lonut.

Sipas shortit, Donjeta garon ngjitet nesër në ring përballë rumunes, Borzei Dana. Ndarjen e drejtësisë do ta ndajë gjyqtari Latif Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat