Donjeta e Shpejtimi shkëlqejnë 

Boksi

Donjeta e Shpejtimi shkëlqejnë 

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 19:17
Donjeta e Shpejtimi shkëlqejnë 

Boksierja Donjeta Sadiku dhe boksieri Shpejtim Bajoku korrën fitore, ndërsa Bashkim Bajoku humbi në Kampionatin Ballkanik ne Antalya. Në 64 kg.

Donjeta Sadiku boksoj meçin gjysmëfinal kundër boksieres rumune Borzei Dana dhe nuk lejoji kurrfarë befasie që nga raundi i parë, sidomos dy raundet e fundit ishte ne nivelin e duhur si një kampione e Europës dhe nënkampione e botës dhe me rezultat unanim 5:0 shpallet fituese Donjeta.

Në 52 kg Bashkim Bajoku edhe pse ishte meçi i pare në arenën ndërkombëtare dhe i papërvojë në konkurrencën e seniorëve boksoj kundër bokserit vendor turk Batuhan Ciftci, edhe pse pësoj humbje që nga raundi i parë Bajoku filloj furishëm dhe pa respektuar kundërshtarin me shumë përvojë gjatë tre rundeve tregoi një teknik te përsosur dhe tregoj se është një e ardhme e boksit. Bajoku edhe pse humbi e siguroi medaljen e bronztë.

Në 63 kg Shpëtim Bajoku boksoj kundër Vensan Kirkorov nga Bullgaria.

Bajoku gjatë tre rundeve boksoj si luan gjatë tre rundeve duke sulmuar kundërshtarin dhe plasuar goditje te sakta dhe te forta dhe me vendim unanim te gjyqtareve 5:0 shpallet fitues Shpejtim Bajoku ,i cili e siguroi medaljen e bronztë dhe kualifikohet për në gjysmëfinalem njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat