Vëllait të Tysonit vetëm 62 sekonda për ta bërë kërdinë në ring

Boksi

Vëllait të Tysonit vetëm 62 sekonda për ta bërë kërdinë në ring

Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 12:16
Tommy Fury e ka rrahur Przemyslaë Binienda

Tommy Fury e ka rrahur Przemyslaë Binienda për vetëm 62 sekonda në një mec të kategorisë lehtësisht të rëndë të shtunën në Londër.

20-vjeçari – i cili është vëllai i ish-kampionit të botës në kategorinë e rëndë, Tyson – nuk kishte bërë asnjë meç që prej muajit mars, pasi ishte pjesë e emisionit televiziv “Love Island”.

Dhe kundër Binienda, i cili u fut në këtë meç me një rekord tejet negativ prej 26 humbjeve nga 28 ndeshje, Tyson e nisi furishëm duke e rrëzuar në dysheme me një të djathtë të fortë pas vetëm 20 sekondave.

Britaniku e rrëzoi polakun edhe një herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin.

Fury u stërvit nga babai i vet për këtë meç, i cili ishte i treti për të në karrierën profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat