McGregor paralajmëron Cerrone: Është i pari në listë, më pas radha e atij

Boksi

McGregor paralajmëron Cerrone: Është i pari në listë, më pas radha e atij

Më: 4 janar 2020 Në ora: 11:18
Conor McGregor

Conor McGregor do të rikthehet pas 15 muajsh në kafaz, teksa më 18 janar do të duelojë në eventin UFC-246 ndaj Donald “Cowboy” Cerrone. Irlandezi shprehet se nuk ka asgjë personale me kundërshtarin amerikan dhe se e konsideron atë si një rival të radhës në listën e tij të gjatë të kandidatëve.

“Unë dhe Donald kemi një histori të gjatë. Unë ju kasha thënë se do të përballesha me të dhe ënse shihni listën e gjatë të kandidatëve do të vëreni se Donald është një nga të parët. Ai është i pari në listë dhe më pas do të vijnë edhe të tjerët, përfshi edhe Khabib”, u shpreh Conor McGregor.

Kjo përballje ndaj Cerrone është në peshën “welter” (pasha 71-77kg), ndërsa Khabib Nurmagomedov duelon në peshën e lehtë (pesha deri 66kg). “Nuk e kam problem, pasi dueli I Khabib është në prill dhe thjesht më duhet të humbas disa kilogramë. Gjithsesi, radhën e ka Donald, është i pari për mua në listë këtë sezon”, tha McGregor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat