Joshua tregon për herë të parë ankthin që e ka para hyrjes në ring

Boksi

Joshua tregon për herë të parë ankthin që e ka para hyrjes në ring

Më: 7 janar 2020 Në ora: 22:43
Anthony Joshua

Anthony Joshua ka folur në lidhje me luftën e tij kundër ankthit që e bën të dëshirojë të kthehet prapa gjatë kohës kur po hyn drejt ringut.

“Në palestër gjithçka është argëtim dhe lojë, por pastaj kur shkoj drejt ringut them se çfarë mund të ndodhë nëse kthehem prapa dhe them se nuk mund ta bëj”, ka thënë Joshua.

“Por, ke ardhur shumë larg për t’u kthyer, prandaj duhet ta tejkalosh ankthin. Si e kanalizon atë përgjegjësi dhe presion? Me anë të përkushtimit”, ka shtuar boksieri britanik.

“Kur je i përkushtuar ndaj vetes, mund të përkushtohesh për gjithçka. Unë jam boksier. Edhe kur të heq dorë nga boksi, gjithmonë do ta kem atë pasion”, ka deklaruar 30-vjeçari për Sidelines të Sky Sports.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat