Konfirmohet meçi i madh i Ilir Latifit

Boksi

Konfirmohet meçi i madh i Ilir Latifit

Më: 8 janar 2020 Në ora: 19:15
Ilustrim

Është konfirmuar meçi i radhës i Ilir Latifit në serinë e njohur të arteve marciale të përziera, UFC.

Ai do të përballet me Derrick Lewisin më 8 shkurt në Houston.

Lewis deri tani ka 22 fitore e shtatë, humbje, ndërsa Latifi në karrierën e tij ka 14 fitore e shtatë humbje.

Latifi 36-vjeçar, është nga Kosova që garon me shtetësi suedeze.

Meçi ndërmjet tij e Lewis do të zhvillohet në kuadër të eventit ‘UFC 247’.

“Houston 8 shkurt – forca”, ka shkruar Latifi në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat