UFC konfirmon duelin në mes kampioneve

Boksi

UFC konfirmon duelin në mes kampioneve

Më: 10 janar 2020 Në ora: 23:23
UFC

Sportistet Rose Namajunas dhe Jessica Andrade, dy ish-kampione të botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), do të duelojnë mes tyre në eventin UFC249, që zhvillohet më 18 prill në Brooklyn, Nju Jork.

Dy sportistet kanë dueluar edhe në maj të 2019-ës mes tyre, me Andrade që asokohe toi duelin me “KO”, duke marrë edhe titullin.

Më pas, Andrade dueloi me kinezen Zhang Weili dhe u mund, duke humbur titullin. Mediat amerikane konrmojnë në kinezja Zhang do të mbrojë titullin ndaj polakes Joanna Jedrzejczyk në UFC-248, në mars. Ndërsa në UFC-249 do të duelojnë dy ish-kampione, Namajunas dhe Andrade, me tuesen që më pas do të ketë mundësi të duelojë sërish për titull.

Kjo përballje mes Namajunas dhe Andrade parashikohet e fortë, ashtu sikurse edhe sda e parë, dy sportiste luftarake që kanë mjaft fansa. Në këtë event, UFC249, do të duelojnë edhe Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson për titullin kampion bote në peshën e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat