Patriot Behrami dhe Donjeta Sadiku, laureatët e vitit

Boksi

Patriot Behrami dhe Donjeta Sadiku, laureatët e vitit

Nga: K. G. Më: 14 janar 2020 Në ora: 10:18
Sadiku, Demolli e Behrami

Në çdo federatë sportive edhe Federata e Boksit e Kosovës, shpalli më të mirët për vitin 2019. Ceremonia u organizua në hotel “Sirius” në Prishtinë, ku morën pjesë shumë personalitete jo vetëm sportive.

Komisioni nuk kishte edhe punë të lehtë që t’i zgjedhë më të mirët, duke pasur parasysh edhe disa suksese që korrën në vitin 2019.  

Çmimet kryesore i fituan boksierët e Gollakut. Patriot Behrami dhe Donjeta  Sadiku, që të dytë të Gollakut, janë laureatët e vitit 2019 të zgjedhur nga Federata e Boksit e Kosovës.  

Image

Trajneri më i mirë u zgjodh Besim Brahimi i KBO Gollakut, ndërsa gjyqtar më i mirë i vitit Latif Demolli. Punëtori sportiv u zgjodh Agron Kamberi dhe klubi më i suksesshëm KBO Gollaku.  Federata ndau mirënjohje edhe për medalistët e Kampionatit Ballkanik, për Donjeta Sadikun, Shpejtim Bajokun, Besart Pirevën, Patriot Behramin dhe Bashkim Bajokun.

Si gjithmonë u zgjodhën edhe ndër më të mirët të seniorët, ku janë: Leotrim Rexhepi (Drita), Besfort  Merlaku (Fushë Kosova), Çlirim Zekaj (“Sport Center”), Jozef  Rrasi (Gjakova 137), Ardit Delijaj (Peja), Armend  Neziraj (“Sport Center”), Artan Shaqiri (Gollaku), Besnik Zushi (Kalaja),  Flamur Sejfijaj – (Peja). Ndërkaq, epiteti i boksierit më të mirë për U-18 i takoi Erdonis Maliqi (Drita), pas tij janë: Luar Aliu (Gollaku), Dionis Gashi (Prishtina), Remzo Mustafiq (Diakonie Kosova), Riad Konushevci (Gollaku), Altin Shala (Diakonie), Renat Mehmeti (Fushë Kosova), Endrit Hoxha (Prizreni), Jeton Berisha (Gollaku), Erdison Ismajli (Sport Center) dhe Rilind Muriqi (Besa).  

Laureatit i vitit për 2019 për U16 u zgjodh Leonit  Gubetini i KB Gollakut, ndër më të mirët janë: Leotrim Berisha (Prizreni), Gentrit Gashi (Trepça ’89), Bajram Bushati (Sport Center), Behar Pestreshi (Treppa ’89), Lorent Murati (Besa), Endi Surdulli (Drita),  Elis Bajrami (Gjakova 137), Rinor Bublica (Kastrioti) dhe Edmond Bucolli (Drenasii). Përveç boksierëve u zgjodhën edhe boksieret më të mira për U-18 për vitin 2019, si Fjolla Qunaj (Gollaku), Aanamaria Koni (Prizreni), Lirie Mazreku (Prizreni) dhe për U-16 më e mira është Erinda Veliu (“Skënder Salihu”- Shtime), pastaj janë Alnera Brahimi (Gollaku), Suela Canolli (Gollaku) dhe Liberta Haxholli (Gollaku). Shpresat e boksit janë: Altior Luma (KBO Gollaku) e Endrit Jerliu (Drita).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat