Tyson Fury tregon se si po përgatitet për meçin ndaj Wilder: Po masturbojë 7 herë në ditë

Boksi

Tyson Fury tregon se si po përgatitet për meçin ndaj Wilder: Po masturbojë 7 herë në ditë

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:42
Deontay Wilder dhe Tyson Fury

Tyson Fury ka zbuluar të gjitha mënyrat se si ai po bën përgatitjet për rimeçin e tij ndaj Deontay Wilder, duke theksuar se po mastrubon 7 herë në ditë!

Pas barazimit në meçin e vitit 2018, Wilder dhe Fury do të ngjiten në ring sërish me 22 shkurt të këtij viti në Las Vegas.

Në një intervistë me Hoop Jab ai shpjegoi të gjitha gjërat e reja që ai po bën për ta fituar këtë duel: “Unë jam duke bërë shumë gjëra që nuk i bëra më parë. Unë jam duke ngrënë pesë / gjashtë herë në ditë, unë jam duke pirë tetë litra ujë në ditë. Unë jam duke masturbuar shtatë herë në ditë. Unë duhet të jem aktiv në këtë gjë, pasi testosteroni rrjedh. Nuk dua që forma ime të bie para atij takimi”, tha Fury.

“Unë jam me të vërtetë duke eleminuar të gjitha shpërqendrimet kësaj here. Nuk ka telefon, asgjë të tillë”, shtoi Fury,

“Ky është kampi i parë i stërvitjeve ku unë do të shkoj në shtrat herët në orën 21.30 çdo natë dhe zgjohem çdo mëngjes në 7, i freskët”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat