Kosova në Bullgari, një test i mirë para Londrës

Boksi

Kosova në Bullgari, një test i mirë para Londrës

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:58
Kosova në Bullgari, një test i mirë para Londrës

Federata e Boksit e Kosovës, njofton se Kosova do të marrë pjesë në turneun më të madh evropian, i 71-ti me radhë “Strandja”, që mbahet në Sofje të Bullgarisë nga 20 - 26 janar.

“Kosova do të përfaqësohet me një boksiere 60 kg Donjeta Sadiku, pesë boksierë 52 kg Bashkim Bajoku, 57 kg Leotrim Rexhepi, 63 kg Shpëtim Bajoku, 69 kg Patriot Behrami, 75 kg Besart Pireva, selektorët Shefki Bogujevci, Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Në këtë turne mbi 300 boksierë nga 30 vende kanë dorëzuar aplikime për turneun e 71-të të “Kupës Strandja”, gara më e vjetër e boksit në Evropë.

Ky turne është i mirëseardhur për boksierët tanë para turneut kualifikues Evropianm që mbahet në Londër nga 13 deri me 24 mars, që është kualifikues për Lojërat Olimpike – “Tokio 2020”, bëhet e ditur nga FBOXK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat