Conor McGregor i kthehet kafazit pas një pauze të gjatë

Boksi

Conor McGregor i kthehet kafazit pas një pauze të gjatë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 10:23
Conor McGregor

Atleti i njohur i Arteve Marciale të Përziera, Conor McGregor, do të kthehet në kafaz pas një pauze që zgjati gati një vit e gjysmë.

Dyluftimi i tij i fundit që u zhvillua më 7 tetor të vitit 2018, kundër kundërshtarit rus Khabib Nurmagomedov, rezultoi me humbjen e irlandezit dhe më pas me një përleshje masive në tetëkëndësh mes dy grupeve që ndodheshin aty për t’i mbështetur gladiatorët e tyre.

Pas përleshjes, McGregorit i është dashur të ballafaqohet me Gjykatë për shkak se i njëjti është akuzuar për sulm dhe për shkatërrimin e telefonit të një tifozi.

Kështu ai u ndëshkua edhe nga UFC – gjë që rezultoi me mosparaqitjen e tij në tetëkëndësh për një kohë të gjatë.

Mirëpo ai tani do t’i kthehet kafazit dhe duket se është mjaft i përgatitur për këtë gjë. Të dielën ai do të ndeshet kundër amerikanit Donald Cerrone [i njohur si Kauboji], në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se McGregor është njëri prej sportistëve më të famshëm në botën e UFC-së për shkak të karakterit të tij prej rebeli, stilit inteligjent të luftimit si dhe stilit të jetesës.

Ndeshja McGregor- Cerrone do të zhvillohet në orët e hershme të së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat