Rikthim triumfues i McGregor, mposht Cerrone pas vetëm 40 sekondash

Boksi

Rikthim triumfues i McGregor, mposht Cerrone pas vetëm 40 sekondash

Më: 19 janar 2020 Në ora: 08:45
Conor McGregor

Vetëm 40 sekonda i kanë mjaftuar Conor McGregor për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën "welterweight" (pesha 71-77kg). Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.

Që në momentin që nisi dueli McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset. Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.

Cerrone nuk e priste këtë start të furishëm të irlandezit, që dukej në formë të jashtëzakonshme dhe e meritoi fitoren. Për McGregor ky është suksesi nr.22 në karrierë (ka edhe 4 humbje), ndërsa për Cerrone kjo është humbja nr.14 (ka edhe 36 fitore e 1 duel pa rezultat).

“Kam punuar fort për këtë sfidë. Më pëlqen ky Divizion, ndihem komod. Do t’i marr të gjithë me radhë dhe do të rikthehem kampion bote”, tha McGregor pas duelit. “Nuk kasha parë kurrë më parë të tilla shpatulla të godisnin fytyrën time me këtë forcë. Unë do të vazhdoj të dueloj”, tha Cerrone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat