Nuk dorëzohet në ring, Joshua gjunjëzohet përpara presidentit

Boksi

Nuk dorëzohet në ring, Joshua gjunjëzohet përpara presidentit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 00:50
Anthony Joshua

Një prej boksierëve më të paguar, njëkohësisht kampioni në peshat e rënda, Anthony Joshua duket se nuk e ka harruar origjinën dhe traditat e vendit të tij.

Gjatë një vizite të presidentit të Nigerisë, Muhammadu Buhari në Londër, Joshua u gjunjëzua përpara tij.

Boksieri deklaroi se do ta mbështesë përherë vendin e tij në raste nevoje.

Në një postim në rrjetin e tij Instagram, Joshua shkruan se nuk ka të bëjë me politikën por me kulturën dhe respektin ndaj të moshuarve të vendit të tij.

Por ky postim ka sjellë dhe shumë reagime negative dhe kritika ndaj sportistit dhe presidentit nigerian.

Image

Muhammadu Buhari ndodhet në Londër ku po merr pjesë në samitin për investimet britanike në Afrikë, ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat