Donjeta Sadiku e nis mbarë aventurën në "Strandja" të Bullgarisë

Boksi

Donjeta Sadiku e nis mbarë aventurën në "Strandja" të Bullgarisë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:11
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në turneun e madh ndërkombëtarë “Strandja” në boks.

Boksieria nga Kosova mposhti kundërshtaren greke, Pita Nikoleta me rezultat 5-0, verdikt ky final nga gjyqtarët e duelit.

Donjeta është në rrugë të mirë për të siguruar tjetër medalje në kategorinë 60 kilogram.

Triumfin e Sadikut e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli përmes një postimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat