Behrami lufton por humb - Bota Sot
Behrami lufton por humb

Boksi

Behrami lufton por humb

Më: 21 janar 2020 Në ora: 17:32
Behrami lufton por humb

Boksieri i kombëtares së Kosovës, Patriot Behrami, ka bërë luftë të madhe por nuk ia del në përballje me boksierin belg Mohamed Rachem.

“Në sesionin e dytë të turneut ndërkombëtar ‘Strandja’, në ring u paraqit 69 kg Patriot Behrami kundër boksierit Rachem dhe u zhvillua meç i fortë. 

Gjatë 3 raundeve dy boksierët nuk kursyen asgjë, me goditje të njëpasnjëshme dhe boks cilësor, në fund me vendim të gjyqtarëve fitues shpallet boksieri Rachem”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Behrami i pafat sepse me pak fat dot të fitonte luftën, duke iu referuar Demollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat