Kikboksieri nga Suedia arrestohet për vrasjen e shqiptarit në Londër

Boksi

Kikboksieri nga Suedia arrestohet për vrasjen e shqiptarit në Londër

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:42
Anis Hemissi

Kikboksieri tunizian nga Suedia, Anis Hemissi, është arrestuar me dyshimin për vrasjen e shqiptarit 36-vjeçar Flamur Beqiri, në Londër, në natën e Krishtlindjeve.

Anis Hemissi, 22-vjeçar, u arrestua të hënën në mbrëmje në aeroportin e Kopenhagës, pasi arriti nga Tajlanda. Urdhërarrestin për të e kishte lëshuar Scotland Yard.

Ai akuzohet e kishte vrarë duke e gjuajtur me armë nënshtetasin suedez me origjinë shqiptare Flamur Beqirin, për të cilin policia beson se mund të ketë pasur lidhje kriminale në Suedi dhe se u vra në një sulm të organizuar.

36-vjeçari ishte goditur me disa plumba para derës së shtëpisë së tij në Battersea të Londrës, ku sapo ishte kthyer në familjen e tij rreth orën 21:00 më 24 dhjetor. Pastaj, vrasësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Fqinjët i gjuajtën gjuajtjet me armë dhe të bërtiturat e bashkëshortes së Beqirit. Kur ata kishin dalur nga shtëpitë për ta parë se çfarë kishte ndodhur dhe e kishin parë suedezin të shtrirë para derës së tij, të rrethuar me gjak.

Sipas mediumeve britanike, Beqiri ishte vëllai i ish-yllit të Real Housewives of Cheshire, Misse Beqirit. Ai e kishte takuar bashkëshorten e tij në dasmën e motrës dhe thuhet se e kishte një studio muzikore në Londër.

I dyshuari mbetet nën arrest në Danimarkë, ndërsa së shpejti pritet të kompletohen procedurat për ekstradimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat