Cerrone përballet me suspendim gjashtëmujor nga UFC pas luftës me McGregor

Boksi

Cerrone përballet me suspendim gjashtëmujor nga UFC pas luftës me McGregor

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:05
McGregor

Donald Cerrone po përballet me një ndalim prej gjashtë muajsh nga UFC pas luftimit të tij me Conor McGregor fundjavën e kaluar.

Amerikani u mposht me lehtësi nga irlandezi, i cili u rikthye në oktogon pas një mungese 15-mujore. Ai u pa për herë të fundit duke garuar në këtë sport në fundin e vitit 2018, kur ai u mposht nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Në anën tjetër, Cerrone, ka qenë krejtësisht e kundërta. Ai ka qenë shumë aktiv në këtë sport gjatë vitit të kaluar, por më shpesh ka përfunduar si humbës.

Kjo fundjavë e kaluar nuk ishte ndryshe. Ai thjesht nuk arriti ta rivalizojë McGregorin dhe pas vetëm 40 sekondave u mposht me nokaut teknik.

Një sulm i hershëm i gjurit në kokë tronditi “kaubojin” dhe më pas disa goditje mbi supe nga McGregor e rrëzuan plotësisht amerikanin.

Pastaj, një goditje e fortë me kokë rrëzoi njeriun me më shumë fitore në historinë e UFC, dhe kjo ishte me të vërtetë gjithçka që ndodhi në meç.

Pas përleshjes, Cerrone mbeti me disa prerje dhe mavijosje në fytyrën e tij, kështu që për çuditërisht, ai u dërgua në një spital lokal për t’u kontrolluar.

Tani sipas mediumit britanik The Sun, Cerrone rrezikon të marr një suspendim mjekësor prej 180 ditësh.

Pezullimet pas meçeve janë praktikë e zakonshme për UFC-në, shumica marrin një ndalim 30-ditor, të cilin Cerrone e ka marrë tashmë, por duket se suspendimi i amerikanit mund të zgjas gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat