Kërcënim i hapur

Boksi

Kërcënim i hapur

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:13
Kërcënim i hapur

Boksierët Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të zhvillojnë të shtunën një tjetër konferencë shtypi, këtë herë në Los Anxhelos, për të promovuar sfidën e 22 shkurtit.

Dy boksierët e pamposhtur do të zhvillojnë në Las Vegas revanshin, me Wilder që do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ndaj britanikut. Sfida e parë mes tyre doli barazim.

Duke folur për ESPN, boksieri britanik Tyson Fury tha: “Do të fitoj, ashtu siç bëra edhe herën e parë, por gjyqtarët u treguan të padrejtë. Wilder e di shumë mirë që i ka ditët e numëruara si kampion bote, me një gjerdan që nuk i përket.

Jo vetëm atë, por do të mund të gjithë dhe do të largohem nga ky sport si kampion i pamposhtur i botës. Këtë gjë ua thotë një i çmendur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat