Aziz Salihu i quan katastrofë federatën, ka një paralajmërim interesant për ta

Boksi

Aziz Salihu i quan katastrofë federatën, ka një paralajmërim interesant për ta

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:48
Aziz Salihu i quan katastrofë federatën, ka një paralajmërim interesant për ta

Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, kritikon Federatën e Boksit të Kosovës, duke thënë se gabuan shumë me boksierët që pa përgatitë i dërguan në turneun e 71-të ndërkombëtar “Strandja”, që u mbajt në Bullgari. “Është një gjë që duhet ditur, jo mu lavdëruar.

Në vend që me shku në turne ku merr pikë olimpike, ata shkojnë në Stranxhat, që nuk e ka famën e para 30 viteve, më nuk është turne i fortë. Duhet mi ruajt boksierët, jo mi çu në turne pa vlerë. Kjo është katastrofë e madhe për federatën dhe nuk është dashur me shku në Strandja”, kritikon Salihu.

Ai konfirmon se do të konkurrojë për kryetar federate. “Faji është i federatës, s’ka federatë, gjynah qysh janë mbetur, duhet me marr e me mbajt kuvendin edhe ta zgjedhim kryetarin.

Po unë vetë kam mu kandidatuar për kryetar, e dini vetë se ku isha selektor, i çoja boksierët nga dy muaj në përgatitje edhe e kisha mposht me 22:0 Bullgarinë, që është fuqi e madhe  në botë.

Sa më shumë përgatitje, e jo veç mi çu e mu rreh e mu rreh boksierët, nuk është mirë. Duhet më shumë mi ruajt boksierët jo me shit mend dhe me thënë unë, s’ka unë”, përfundoi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat