Shqiponjat shqiptare Joana dhe Ermira

Boksi

Shqiponjat shqiptare Joana dhe Ermira

Më: 30 janar 2020 Në ora: 10:23
Shqiponjat shqiptare Joana dhe Ermira

Njëri prej klubeve më të mira në Itali “Black Eagle Gym” që e drejtojnë legjendat shqiptare Ermiriano Bici, Ervis Bici dhe ai tajlandez, Sak Kaponlek më 1 shkurt në Montichiari Brescia Itali do të marrin pjesë me garuesit e tyre më të mirë në gala mbrëmjen “Withe shark Night” që organizohet nga Bortolotti Gianluca.

Kësaj klubi do të përfaqësohemi me 5 sportist ku prej tyre 2 femra dhe 3 meshkuj. Bëhet fjalë për Ermira Rexhmati (54kg classe N), Joana Kiptiu (52-kg class B-A), Stefano Bescotti (75kg class B-A), dhe 2 fillestar Alessandro Baroni (52kg) e Francesco Vigani (64kg).

“Tani jemi në fillim të sezonit dhe do jetë interesante për të gjithë sportistet kjo nisje, ku kam përshtypjen se do të paraqitemi me sukses. Do i marr me radhë Joana tashmë një talente, e zbuluar nga kushëri im, gjithashtu edhe sportist i imi Ervis Bici, ku shpresojmë të bëjë atë që ka bere deri tani, dmth fitore të bindshme dhe edhe dëshiroj të shikoj progresin e punës që kemi bëre deri tani. Ermira dhe kjo e zbuluar nga Ervis, një vajzë me potencial shumë të madh duke u bazuar në ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe me karakter që ka treguar shpresojmë të vazhdojmë kështu. Stefano një djalë nga Italia që nga këtu e 1 vit që ka vazhduar, ka bëre progres të madh dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë drejtim projekt të rëndësishëm kam 3 këta sportist.

Në vazhdim do e prezantoj Alessandro që ka një talent natyror për këtë sport dhe e pres me pa durim ta shikoj në ring doja të secifikoj që ka vetëm 4 muaj që stërvitet në BlackEagleGym, gjithashtu dhe Francesco ka 4 muaj ka karakter të fort dhe një shpirt luftarak, dhe ky I fundit ka vetëm 4 muaj stërvitje, jam i bindur që do të jetë një triumf, sepse do shikojmë progresin e atletëve pro dhe fillimin e atletëve të rinj”, shprehet për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, trajneri Ermirian Miro Bici, i cili me prejardhje është nga Shqipëria por që bënë shumë për sportistët shqiptar kudo që gjenden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat