Befason ish promotori i Wilder: Më larguan pasi doja marrëveshje për duelin me Joshua

Boksi

Befason ish promotori i Wilder: Më larguan pasi doja marrëveshje për duelin me Joshua

Më: 30 janar 2020 Në ora: 23:18
Ish promotori i Wilder, Lou DiBella, insiston se ai ishte afër të caktonte duelin me Anthony Joshua, por atë e larguan nga detyra e tij

Deontay Wilder duket se nuk është aq trim sa paraqitet në intervistat e tij, kur është puna tek përballja me Anthony Joshuan.

Ylli amerikan i boksit dhe njëkohësisht kampioni i WBC gjithmonë shprehet se ka dëshirë për një duel me Joshua, por duket se gjërat janë më ndryshe.

Ish promotori i Wilder, Lou DiBella, insiston se ai ishte afër të caktonte duelin me Anthony Joshua, por atë e larguan nga detyra e tij.

“Raporti ynë profesional si promotor me Wilder dhe ekipën e tij përfundoi kur unë caktova takimin me ‘DAZN’” ka thënë DiBellla.

“Çfarë kam bërë? Unë provova të flas me të gjithë dhe të bëja tentimet më të mira për të bërë shumë para për një djalë që unë kujdesësha. A nuk është kjo ajo që unë duhet bëja?” ka shtuar ndër të tjerash ish promotori.

Këto deklarata kanë nxitur reagime të shumta, pasi kanë zbuluar disa detaje që nuk janë ditur nga audienca, dhe Wilderit po i zbulohet një fytyrë që nuk e njihnim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat