Shqiptari - kampion i botës tregon një histori të frikshme që i ka ndodhur

Boksi

Shqiptari - kampion i botës tregon një histori të frikshme që i ka ndodhur

Më: 31 janar 2020 Në ora: 09:24
Shqiptari - kampion i botës tregon një histori të frikshme që i ka ndodhur

Ismail Keta ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një rrëfim nga fëmijëria e vështirë në qytetin e Bulqizës deri tek kontributi që ka dhënë së fundmi për vendin e tij.

Tre herë kampion bote në kick box, Keta tregoi se një nga planet e afërta është hapja e një klinike dentare me shërbime falas në qytetin e tij të lindjes, e mesa duket një kujtim jo fort i këndshëm i fëmijërisë e ka shtyrë më tepër drejt këtij vendimi.

“Kur isha 12 vjeç, i vogël, më dhimbte dhëmbi.

Po ta shikosh me kujdes më mungon një dhëmb këtu… më dhimbte dhëmbi shumë dhe dikur në mesnatë, nuk duroja dot e qaja. Më mori babai e më dërgoi te një plak aty, komshi, dhe ma ka hequr me darën e kalit…”, tregoi ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat