Salihu: Kryeministër, kryeparlamentare dhe Vlora Dumoshi, ma keni bërë zemrën mal!

Boksi

Salihu: Kryeministër, kryeparlamentare dhe Vlora Dumoshi, ma keni bërë zemrën mal!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 16:17
Salihu: Kryeministër, kryeparlamentare dhe Vlora Dumoshi, ma keni bërë zemrën mal!

Aziz Salihu, sportist i shekulli, njëherësh kryetar i klubit të boksit Prishtina, tha se është shumë i gëzuar me formimin e Qeverisë së re dhe beson se do të bëjnë më shumë për sport.

 “Kryeministër Albin Kurti, kryeparlamentare Vjosa Osmani dhe ministre e sportit Vlora Dumoshi, ma keni bërë zemrën mal! Kënaqësia më e madhe e imja është që e bë Qeveria, shpëtuam rininë, që vlen më së shumti. Kemi talent në secilën lëmi, si në arsim, si në kulturë e sport etj. dhe që na ka lakmi bota. Shtetet perëndimore mezi presim që t’i na i marrin këtë rini që e kemi shembullore.

Kam besim në Qeverinë e re të Kosovës, se do të bëjnë çka është e mundur për ta kthyer rininë në vendin tonë. E dini se çfarë futbollistë e sportistë kemi në Evropë. Ne mundemi me bërë shumë më shumë sepse sporti është ambasadori më i mirë i shtetit. Mendoj se po bëhet një gabim i madh në sport, sepse ja duhet me bërë një ministër të sportit dhe për rini, e pa kulturë. Sepse kultura duhet të ndahet nga sporti e rinia një herë e përgjithmonë. Nëse nuk është ministër i sportit është drejtor, drejtori është si ministër dhe i bënë dy zëvendësdrejtorë sepse vështirë është me ia dal kur e ke edhe kulturën. Si sportist i madh, mendoj se në shumë shtete kam dëgjuar dhe kam përvojë, se është një ministri e sportit ose drejtori, ndaras me kulturë. Më së pari Qeveria është numër një dhe e bën dirigjimin dhe unë kam arsye me thënë, se kam bërë shumë për sportin, ndërsa disa janë bërë shefa e drejtor pa u marr kurrë më sport. Mos gaboni si qeveritë e kaluara.

E dini se kam organizuara me qindra turne në okupim e në kohën e pasluftës. Kjo qeveri, kryeministri Albini Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kanë ardhur në vendin e tyre dhe i do populli.

Besoj se do të me kanë parasysh si sportist i shekullit, që nuk kam banesë dhe do të më trajtojnë dinjitetshëm, të mos mbes rrugëve dhe kam injoruar edhe pensionin e Serbisë, e disa e marrin dhe është turp për ta.

Fajin e kemi ne kolegët që nuk e dojmë njërin tjetrin  Qe 20 vite kemi njerëz që punojnë në federata e nuk kanë lidhje me sport e me boks. Komuna e Prishtinës me falënderuan dhe dola si sportisti i parë për kontribut që kam dhënë dhe mora një duartrokitje të madhe. Kam shumë mirënjohje dhe ato nuk me kanë ndihmuar asgjë. Mos me harroni, me gjeni një vend si këshilltar i sportit. Krejt sportet mendojnë se boksi është i fundit, por boksi gjithë u kanë dhe do të jetë.

Nuk mund të punojmë veç me Latif Demollin sepse ai vet nuk mund i kryen gjithë ato punë. Janë njerëz që rrinë, e hajnë dhe blejnë kerre secilin muaj. Nuk mundet një boksier të motivohet me 100 euro por duhet 4-5 boksierë të ndihmohen me nga 500 euro, që të janë kënaqshëm. Më vjen keq, që në kaluarën nuk kanë marr pjesë në olimpiadë, as në Baku as në Rio. Kush ka faji?  

Shumë shpejt do t’i numëroj të gjitha, se kush me ka sëmurë. Kësaj radhe po e kursejë”, përfundoi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat