Peter Fury mesazh Tyson: Ja çfarë duhet të bësh që të mundësh Wilder

Boksi

Peter Fury mesazh Tyson: Ja çfarë duhet të bësh që të mundësh Wilder

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 12:09
Peter Fury, Tyson Fury

Deontay Wilder mund të mposhtet në ring, por ta arritur këtë gjë rivali duhet të jetë më agresiv dhe të godasë si çekiç. Kjo është këshilla që Peter Fury i jep nipit të tij Tyson Fury.

Dikur Peter Fury ka qenë trajneri i Tyson Fury, kur së bashku realizuan fitoren e madhe ndaj Wladimir Klitschko. Fury dhe Wilder do të zhvillojnë më 22 shkurt revanshin e madhe të peshave të rënda në boks, sfidë e vlefshme për titullin kampion bote në kategorinë WBC.

“Askush nuk duhet ta nënvlerësojë fuqinë e Wilder, as Tyson. Ai e ka atë goditjen e fortë që të hedh KO. Mund të mjaftojë edhe vetëm një grusht i tillë. Tyson duhet të jetë i disiplinuar në ring, ta sjellë vërdallë dhe ta shtyjë kundërshtarin në një zonë ku Wilder nuk ndihet komod dhe më pas ta godasë si çekiç. Gjithsesi, unë mendoj se kjo sfidë është sërish 50-50”, tha Peter Fury. Përballja e parë mes Fury dhe Wilder, zhvilluar në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat