Fury përgatitet për meçin me Wilderin, i dërgon mesazh Joshuas

Boksi

Fury përgatitet për meçin me Wilderin, i dërgon mesazh Joshuas

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 18:46
Tyson Fury

Ylli britanik i boksit, Tyson Fury, ka folur përsëri rreth një dueli të mundshëm me Anthony Joshua.

Fury është duke u përgatitur për duelin me Deontay Wilder, revanshin me të cilin e zhvillon më 22 shkurt, si kontestues i titullit të WBC.

Britaniku ka bërë të ditur se është i interesuar vetëm për tri duele. Fury-Joshua, Joshua-Wilder dhe Fury-Wilder. ‘Gypsy’ beson se janë vetëm këta tre boksierë në konkurrencë për më të mirin. Ai gjithashtu ka folur edhe për duelin e mundshëm me Joshuan.

“Duelet që dua t’i shoh janë unë dhe Wilder, unë dhe Joshua dhe Joshua dhe Wilder. Nuk ka boksierë tjerë” ka thënë Fury.

“Ndeshja me Joshuan duhet të ndodhë në Las Vegas, dhe vetëm Las Vegas. Është kryeqyteti i boksit” ka shtuar ‘Gypsy King’.

Fillimisht Fury do të synojë të marrë titullin e WBC, pastaj të kërkojë duelin me Joshuan, për unifikimin e titujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat