Boksierët e Kosovës fillojnë përgatitjet për kualifikueset në Olimpiadë

Boksi

Boksierët e Kosovës fillojnë përgatitjet për kualifikueset në Olimpiadë

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 13:18
Boksierët e Kosovës filluan përgatitjet për kualifikueset në Olimpiadë

Boksierët e Kombëtares së Kosovës nga dje me 7 shkurt, filluan përgatitjet për kualifikimet në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Selektori Shefki Bogujevci ka përzgjedhur tre boksierë për përgatitje: Në 63 kg Shpëtim Bajoku, 69 kg Patriot Behrami, dhe në 75 kg Besart Pireva.

Boksierët përgatiten në Vlorë dhe do të qëndrojnë dhjetë ditë, pastaj do të vazhdojmë me përgatitje në kampin ndërkombëtar në Turqi, ku do të marrin pjesë edhe kombëtaret, si Moldavia, Azerbajxhani, Holanda, Bullgaria dhe Turqia.

Këto kampe janë të mirëseardhura për boksierët tanë, të cilët do të kenë sparingje me boksierët e shteteve të ndryshme.

Po ashtu boksierja potenciale për Lojërat Olimpike, 60 kg Donjeta Sadiku se bashku me selektorin e femrave Besim Brahimi, do të udhëtojë në pëgatitje me 11 shkurt në Bullgari dhe nga aty së bashku me boksierët e kombëtares së Bullgarisë do të shkojnë në kampin ndërkombëtar që mbahet në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat