Spektakël i MMA-së më 23 shkurt në Pejë

Boksi

Spektakël i MMA-së më 23 shkurt në Pejë

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 13:51
Spektakël i MMA-së më 23 shkurt në Pejë

Vetëm edhe 12 ditë kanë mbetur nga spektakli i parë i MMA-së që zhvillohet në Kosovë e që të njëjtën e organizon FAMMK (Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës) në krye me presidentin Besart Berisha. Sipas tij ky aktivitet ka qen i domosdoshëm kur Kosova është në prag të pranimit nga Federata ndërkombëtare IMMAF.

Do të zhvillohen mbi 11 përballje ku prej tyre do të ketë ndeshje amatore dhe ato profesionale. Tek profesionalet do të veçohen dy ballafaqimet e fuqishme mes kosovarit Fitim Ukelli (8.4.0) dhe austriakut, Rene Willinger (11.6.1) si dhe përballja mes luftëtarit shqiptar Dritan Barjamaj dhe malazezit, Aleksander Joketic, transmeton "ArenaRing".

Cekim se Ukelli kthehet pas dy viteve në oktogon, kurse Barjamaj me kënaqësi ka pranuar ardhjen në Kosovë duke ditur zemërgjersinë e popullit kosovar. Që të dy kanë premtuar fitore por edhe kanë apeluar që ti mbështesin maksimalisht që tua bënë triumfin më të lehtë.

Ndryshe, sipas organizatorëve do ketë luftar nga Austria, Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe Kosova. Ky spektakël do të zhvillohet 23 shkurt në palestrën “Karagaqi” në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat