Akuzohet për tradhëti ndaj bashkëshortes

Boksi

Akuzohet për tradhëti ndaj bashkëshortes

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 19:21
Akuzohet për tradhëti ndaj bashkëshortes

Konor MekGregor është sulmuar ashpër në media për një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Irlandezi, i cili është i njohur në mbarë botën për sukseset në artet marciale të përziera (MMA), shikohet i shtrirë në krevat, ndërsa një femër e paidentifikuar regjistron një video duke kërcyer dhe kënduar në prani të tij.

Kjo video shkaktoi ngritjen e aludimeve se ish-kampioni i UFC-së ka tradhëtuar bashkëshorten e tij Di Davlin.

Ai është kritikuar prej kohësh për tradhëti ndaj bashkëshortes. Përveç probleme në ring, MekGregor është kritikuar dhe për sjelljet jashtë sportit duke provokuar me deklaratat e tij shumë kundërshtarë dhe persona të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat