Boksieri me prejardhje nga Deçani, Petrit Mazrekaj, që jeton e vepron në shtetin austriak, para pak ditëve ka qenë në skijim, në Qendrën e skive në Tarvisio të Italisë.
Në foto shihet në të majtë Mazrekaj, duket në formë jashtëzakonisht të mirë edhe për të boksuar.
Me gjasë sivjet do të kemi edhe meçin e shumëpritur mes Mazrekajt dhe serbit Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan (Zhelkos).
Mazrekaj edhe vet e ka konfirmuar se gjatë këtyre ditëve do të vendoset për vendin, datën se ku do të boksojnë, e kjo do të arrihet pas bisedave me menaxherin e boksierit Velko.