Beqiri, edhe një herë ka dëshmuar se ka cilësi të larta

Boksi

Beqiri, edhe një herë ka dëshmuar se ka cilësi të larta

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:18
Beqiri, edhe një herë ka dëshmuar se ka cilësi të larta

Talenti shqiptar, Durim Beqiri, edhe një herë ka dëshmuar se ka cilësi të larta duke triumfuar kështu edhe në turneun e fuqishëm që u zhvillua në fundjavë në Duisburg të Gjermanisë.

Ai deri tek medalja e arrtë erdhi pasi shënoi fitore ndaj përfaqësuesit nga Turqia dhe Holanda. Me paraqitjen e tij ka qenë shumë i gëzuar trajneri, njëkohësisht prindi i tij Sifu Halil Beqiri i cili ndihet krenar me këtë sukses. “Paraqitja e tij në ring ka qenë shumë i fuqishëm pasi ai ka qen i përgatitur maksimalisht për këtë garë.

Triumfi erdhi dhe ne jemi shumë të kënaqur shpresoj se kështu do të vazhdojmë edhe ne te ardhmen”, tha Sefuli, i cili falënderoi edhe trajnerin Baki Hoxha i cili po e mbështet maksimalisht.

Ndryshe, 12 vjeçari deri më tani ka arrit të shpallet katër herë kampion i Gjermanisë në peshën -60kg dhe i njëjti mbron ngjyrat e BODYGUARD Team Akademie Aachen. Sponsor i tij sivjet do jetë edhe menaxhmenti i njohur i sporteve luftarake “ArenaRing Management Promotion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat