Wilder: Sapo ta mposhti Furyn me nokaut shkatërrues...

Boksi

Wilder: Sapo ta mposhti Furyn me nokaut shkatërrues...

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 18:08
Wilder: Sapo ta mposhti Furyn me nokaut shkatërrues 

Boksieri Deontay Wilder është zotuar se do ta kalojë legjendën dhe idhullin e vet, Mohamed Ali, duke e nokautuar Tyson Furyn për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë edhe një herë tjetër.

Boksieri amerikan u duk shumë i përqendruar në një ditë kaotike të martën në Las Vegas, ku kundërshtari i tij Fury mbërriti me një Ferrari për ceremoninë e mirëpritjes në prani të qindra tifozëve.

“Do të jetë një ndjesi e mahnitshme kur ta mbroj titullin për herën e 11-të radhazi”, tha Wilder.

“Sapo ta mposhti Furyn me nokaut shkatërrues, do të shkoj edhe më larg duke thyer rekordin dhe duke bërë gjëra të mahnitshme”, ka thënë Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat