Salihu: Familja ime - pa punë! Disa më gënjyen për banesë, posaçërisht kolegët e mi, që dikur i kam mbajtur si pëllumba

Boksi

Salihu: Familja ime - pa punë! Disa më gënjyen për banesë, posaçërisht kolegët e mi, që dikur i kam mbajtur si pëllumba

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:35
Salihu: Familja ime - pa punë! Disa më gënjyen për banesë, posaçërisht kolegët e mi, që dikur i kam mbajtur si pëllumba

Sportisti i Shekullit në Kosovë, Aziz Salihu, aktualisht kryetar i klubit të boksit Prishtina, goxha shumë i ka mbetur hatri në kolegët e tij, që e kanë lënë anash. “Deri kur më Sportisti i Shekullit të mbetet anash. Krejt kohën e okupimit kam kontribuar. Krejt kohën kam qenë në Kosovë dhe në Maqedoni, duke bërë gjithçka për Republikën.

Atëkohë Aziz Salihu ka vrapu si qen, i ndjekur edhe nga regjimi serb dhe sot me dal disa njerëz, që kanë qenë shoferë të disa komandantëve, që kanë hyrë në punë pa meritë, unë si sportist i shekullit, që kam bërë gjithçka, e kam themeluar Komitetin Olimpik t[ë Kosovës, nuk kam shkuar as në Azerbajxhan as në Olimpiadë në Rio, as që më kishin ftuar, të mbetem rrugëve - marre. Ndoshta nuk jam çmend, ndoshta nuk vdes sepse nuk i kam bërë keq populli tim. Me kanë premtuar disa njerëz që të më bëjnë një banesë, por me kanë rrejtur dhe ka kohë që banojë në banesë me qira.

Familja ime është pa punë, edhe gruaja ime pa punë që ka dy fakultete, e cila ka qenë gazetare e shquar e Radio Prishtinës në vitet e 80-ta. Do t’i thosha kolegëve të mi: Shumë faleminderit, e dini kush ishit dhe kush jam kanë unë.

E dini se Aziz Salihu u kanë dhe ka me u kanë, edhe sot e tregoj kur po dal jashtë këtij shtetit, ku çohen në këmbë të gjithë për mu. Kolegët e mi janë xhelozë, dalin e flasin keq  për mu. Unë i kam rritur disa nga kolegët e mi, i kam mësuar me dal qytet e i kam njoftuar me njerëz. Azizi ka qenë numër një në ish Jugosllavi dhe Kosovë.

Nuk jam hajn e as tradhtar, janë disa që kanë shkuar e shkojnë dhe rrijnë në Beograd e i thonë vetes patriotë. E kam treguar veten që jam shqiptar. E kam pritur me zemër që ka ardhur kjo qeveri, bile të më japin një kënaqësi, një post që e meritojë. Shkaku që isha i drejtë, sot disa sponsorë nuk më japin asnjë cent që ishin me qeverinë e kaluar. A është keq kjo për ata që më dëmtojnë kështu, nuk më japin mjete për turne.

Shumë shpejt ka me dal me emra se kush me ka rrejtur, kush më mashtrojë, si u sëmura e shkova në spital.

Nuk vdes njeriu pa presione dhe pa nervoz. E lus qeverinë Kurti dhe Vjosën, të më marrin parasysh dhe të më ndihmojnë, mos të sëmurën si në të kaluarën. Këta që më kanë sëmurë shumë shpejt do të dal me emra publikisht. Kam mbajtur me qindra turne kohë okupimit dhe të pasluftës. Disa kolegët e mi, disa nga dhjetë vite nuk e kanë ditur që ka boks e shtet në kohën e okupimit e sot janë bërë patriotë.

Kam gabuar që i kam dashtë e i kam mbajtur si pëllumba. Do të vjen dita do të tregojë se kë e kam mbajtur si pëllumb. E din krejt se Kosova se kush ka marr pension nga Serbia por unë jo. Falënderoj gazetën ‘Botën sot’ që me përkrah”, përfundoi Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat