Khabib Nurmagomedov – Floyd Mayweather, mësohen detaje të reja

Boksi

Khabib Nurmagomedov – Floyd Mayweather, mësohen detaje të reja

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Khabib Nurmagomedov është gati për të zhvilluar një duel me Floyd Mayweather.

Kampioni i pamposhtur rus i arteve marciale mikse nuk i trembet kësaj sfide, duke ndjekur gjurmët e Conor McGregor, që këtë përballje me boksierin e pamposhtur amerikan e ka zhvilluar që në vitin 2017. Gjithsesi, rusi ka një kusht për ta zhvilluar këtë përballje.

Abdulmanap Nurmagomedov, babai i Khabib, sqaron diçka për këtë duel: “Khabib është i pamposhtur në MMA, ndërsa Floyd është një boksier i madh, i pamposhtur në ring. Ndaj, është e qartë që asnjëri prej tyre nuk dëshiron të humbasë”.

“Për këtë sfidë ne do të stërvitemi 6 muaj me boksierin Vasily Lomachenko dhe më pas do të zhvillojmë një duel. Gjithsesi, ne kemi një kusht: 11 raunde do të jenë boks dhe një raund do të jetë me rregullat e arteve marciale mikse. Ju garantoj se Khabib do të qëndrojë në këmbë pas 11 raundeve ndaj boksierit më të madh”, tha Abdulmanap Nurmagomedov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat