Joshua vs Fury, meçi do të ndodh këtë vit

Boksi

Joshua vs Fury, meçi do të ndodh këtë vit

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 08:24
Joshua vs Fury

Tyson Fury ka mposhtur Deontay Wilderin dhe është shpallur kampion në WBC.

Fury zhvilloi një nga meçet më të mira në karrierën e tij – duke vazhduar kështu në 31 ballafaqime pa humbje – kurse Wilder u njoftua me humbjen për herë të parë.

Promoteri i njohur i boksit, Eddie Hearn ka premtuar se do të bëjë një luftë midis Anthony Joshua dhe Tyson Fury në vitin 2020.

Menjëherë pasi fitores së Fury, Hearn postoi në Twitter për të insistuar se do të ndodhë një meç mes fituesit të sotëm dhe Joshuas.

“Nuk ka nevojë për meçin e tretë. Joshua e do këtë luftë (me Fury) dhe kjo do të ndodhë këtë vit”, shkroi Hearn në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat