Furyt – pranon telefonat emocionuese nga babai! “Dëgjova baba...

Boksi

Furyt – pranon telefonat emocionuese nga babai! “Dëgjova baba...

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:35
Furyt – pranon telefonat emocionuese nga babai! “Dëgjova baba...

Tayson Fury doli fitues në meqin kundër Deontay Wilder që mori vëmendjen e gjithë botës. Boksieri britanik arriti që në raundin e shtatë ta mbyllë ndeshjen me nokaut teknik.

Tyson Fury ndau një moment prekës me babanë e vet, John Fury, menjëherë pasi e rrahu Wilderin.

Babai i Furyt, John, nuk ishte në gjendje të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara prandaj meçin e shikoi nga shtëpia.

Por i biri i tij tashmë kampion, këmbënguli për të gjetur kohë për të biseduar me babanë e vet pas triumfit madhështor.

Pak para se Fury të fliste për media, televizioni iFL e kapi atë duke biseduar me krenari me babanë e vet:

“Të gjithë po mendonin çfarë do të bëjë ai me 123 kilogramë. Sonte isha 122 kilogramë. I qëndrueshëm”.

“Dëgjova baba, sonte isha shumë i fortë për të. Isha 18 kilogramë më i rëndë se ai”, shtoi ai.

Duke folur për ndërprerjen e meçit nga ekipi i Wilder, Fury u dëgjua duke i thënë babait të vet: “Po, ata bënë mirë. Dëgjo, do ta kisha lënduar. Ia çava veshin, gjaku po i rridhte nga veshi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat