Presidenti Trump komenton meçin mes Furyt dhe Wilderit: I fton të dy në Shtëpinë e Bardhë

Boksi

Presidenti Trump komenton meçin mes Furyt dhe Wilderit: I fton të dy në Shtëpinë e Bardhë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:27
Trump dhe Fury

Donald Trump deklaroi se është shumë e mundshme që do të ftojë Tyson Furyn dhe Deontay Wilderin në Shtëpinë e bardhë pas duelit të përgjakshëm të mbrëmshëm që u zhvillua në Las Vegas.

Fury falënderoi Zotin pas fitores së titullit WBC në peshat e rënda pas një knockout-i teknik.

“Dy luftëtarë të mëdhenj,” iu tha reporterëve z.Trump derisa po shkonte për në Indi. “Ishte përnjëmend shumë eksituese.”

“Ndoshta duhet t’i sjellim që të dy në Shtëpinë e Bardhë – Nuk e di – sepse ajo ndeshje ishte përnjëmend e mirë. Mendoj se duhet ta bëjmë atë gjë.” – shtoi presidenti amerikan.

Deontay Wilder e kishte kritikuar z.Trump për shkak të çështjeve raciste në vitin 2017.

Sidoqoftë, të dy boksierët njihen si fansë të z.Trump.

“Atij nuk i bën për ne. Është krejt e qartë. Atij nuk i han palla për ne. Kjo nuk është ta bësh Amerikën të madhe përsëri.”

Por, vetëm dymbëdhjetë muaj më vonë, ai u bë mbështetës i Trumpit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat