Ruiz i shokuar me humbjen e Wilderit

Boksi

Ruiz i shokuar me humbjen e Wilderit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:56
Ruiz, Wilder

Andy Ruiz deklaron se ka mbetur i shokuar pas humbjes së Deontay Wilderit kundër Tyson Furyt, e cila bëri që ky i fundit të shpallet kampion botëror i boksit në peshat e rënda në kategorinë WBC.

Fury e demoloi amerikanin i cili i nokautua në raundin e shtatë të meçit, pas gjuajtjes së peshqirit nga trajneri i Wilderit derisa ky i fundit ishte gjuajtur në tokë.

Ruiz, i cili humbi ridyluftimin kundër Anthony Joshuas në dhjetor të vitit që lamë pas, ishte i pranishëm për ta parë këtë supersfidë.

“Isha me të vërtetë i shokuar pasiqë prisja që Wilder të fitonte. Tyson Fury bëri një punë të mrekullueshme. Ai bëri gjithçka për të fituar dhe ia arriti” u shpreh meksikani për PBC në Fox.

Më tutje, boksieri u shpreh se do të donte të ndeshej me Furyn nëse do iu krijohej mundësia.

“Do të doja një luftë me Furyn po ashtu”, përfundoi numri katër i botës në këtë sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat