Wilder vjen me një premtim të madh pasi u turpërua nga Gipsy King

Boksi

Wilder vjen me një premtim të madh pasi u turpërua nga Gipsy King

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 13:58
Deontay Wilder

Ish-kampioni i botës në boks, Deontay Wilder, ka thënë se do të kthehet shpejt në majë të boksit, pasi humbi titullin javën e shkuar duke u mposhtur nga Tyson Fury.

Amerikani u mposht në Las Vegas të dielën për të humbur titullin në WBC.

“Mbreti juaj është këtu dhe nuk po shkoj askund, lufta vetëm ka nisur”, ka thënë ai në një video të postuar në rrjetet sociale. “Jam mbret që nuk dorëzohet kurrë dhe do të luftoj deri në vdekje. Jam luftëtar, jam i fortë dhe do të kthehem”, ka thënë ai tutje, duke e mbyllur me fjalinë se “do të shihemi në pak muaj”.

Wilder ishte rrëzuar dy herë për tokë para se të dorëzonte meçin në raundin e shtatë, për t’i dhenë fund dominimit pesëvjeçar.

Pas meçit, ai kishte fajësuar kostumin para hyrjes në ring se ishte i rëndë dhe e kishte lodhur për meçin.

Ai po ashtu ka thënë se do të aktivizojë klauzolën që mundëson rimeçin me Furyn. 34-vjeçari ka 30 ditë afat për të aktivizuar klauzolën në kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat