Joshua ka fituar 32 milionë funte gjatë vitit të kaluar, jashtë ringut të boksit

Boksi

Joshua ka fituar 32 milionë funte gjatë vitit të kaluar, jashtë ringut të boksit

Më: 1 mars 2020 Në ora: 10:45
Anthony Joshua

Anthony Joshua ka siguruar fitime të mëdha gjatë vitit të kaluar.

Kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka grumbulluar 32 milionë funte para të gatshme gjatë vitit të kaluar, nga jashtë ringut të boksit, bën të ditur ‘The Sun’.

Kampioni i WBA, IBF dhe WBO, ka fituar këto para duke vënë emrin e tij në një numër produktesh, përfshirë rroba, atlete sportive, produkte dietale, kufje e  lojëra kompjuterike.

AJ ka fituar më shumë se 60 mijë funte për javë, duke qenë një nga sportistët britanikë me më së shumti fitime.

Shifrat e fundit të zbuluara nga kontoja e Joshua më 28 shkurt qëndrojnë në 36,893,413 funte, krahasuar me 4,967,379 që ishin herën e fundit. Joshua pritet të fitojë edhe shumë para të tjera pas ndeshjes me Kubrat Pulev, dhe atë të mundshmen me Tyson Fury/Deontay Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat