Babai i Tyson thotë se Anthony Joshua i frikësohet djalit të tij

Boksi

Babai i Tyson thotë se Anthony Joshua i frikësohet djalit të tij

Më: 1 mars 2020 Në ora: 14:13
Babai i Tyson thotë se Anthony Joshua i frikësohet djalit të tij

Babai i boksierit Tyson Fury, John, beson se Anthony Joshua është i frikësuar nga djali i tij dhe se do të tërhiqet para se të përballet me “Gipsy King”.

Fury triumfoi ndaj Deontay Wilderit në javën e kaluar për ta rrëmbyer titullin e botës në WBC.

Wilder pritet që ta shfrytëzojë opsionin për një rimeç me Furyn dhe do të përballen sërish gjatë këtij viti.

Por, pasi Joshua të luftojë me Kubrat Pulevin në verë, shumica e fansave presin që dy britanikët të përballen mes vete.

“Nuk mendoj se ai do ta bëjë (meçin me Furyn) sepse ai është shumë i frikësuar. Ai do të pensionohet para se të përballet me Tyson Furyn”. Tha John Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat