Whyte: Fury apo Joshua? S’ka rëndësi, jam i uritur për t’i rrahur më të mirët

Boksi

Whyte: Fury apo Joshua? S’ka rëndësi, jam i uritur për t’i rrahur më të mirët

Më: 4 mars 2020 Në ora: 19:13
Fury apo Joshua

Dillian Whyte ka thënë se është i gatshëm për t’u përballur me bashkatdhetarët e vet, Tyson Fury apo Anthony Joshua, sepse ndihet i uritur për mundësinë e dytë për t’u bërë kampion i botës i peshave të rënda.

Whyte, i cili do të luftojë kundër rusit Alexander Povetkin më 2 maj në Mançester, është sfidues mandatar për titullin e kampionit të botës të peshave të rënda në WBC.

Por zyrtarë të divizionit ËBC kanë thënë se shansi i tij për titull në këtë divizion nuk do të vijë deri në shkurt të 2021-s.

Kampioni aktual në WBC, Fury dhe Joshua, i cili i mban tituj në IBF, WBA dhe WBO, mund të takohen për një meç unifikues para se Whyte ta ketë mundësinë të luftojë për WBC.

Fury do të luftojë për herë të tretë me Deontay Wilderin këtë verë, pasi e mundi amerikanin muajin e kaluar duke e rrëzuar nga froni, derisa Joshua do të luftojë kundër bullgarit Kubrat Pulev në qershor.

Whyte ka thënë për BBC se është i uritur për të luftuar me më të mirët.

“Do të luftoja me secilin prej tyre. Thjesht dua të luftoj kundër më të mirëve. Jam sfiduesi numër një për një arsye”, tha Whyte.

“Fury, Joshua, Wilder, për mua nuk ka rëndësi… unë jam i uritur dhe po stërvit zellshëm sepse e di se koha ime do të vijë”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat