Fury ngacmon Joshuan

Boksi

Fury ngacmon Joshuan

Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:28
Fury ngacmon Joshuan

Boksieri britanik Tyson Fury ka provokuar sot patriotin e tij Anthony Joshua, duke thënë se ky i fundit mban titujt kampionë bote që dikur i përkisnin atij.

Fury aktualisht mban titullin kampion të kategorisë WBC, por dikur ka mbajtur titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO, që tani janë të Joshua.

Fury i fitoi ato tituj kur mposhti Wladimir Klitschko (nëntor 2015), por nuk arriti t’i mbrojë asnjëherë, duke i dorëzuar pas gati 3 vitesh pushim.

"Unë kam qenë edhe më parë kampion bote. Aktualisht Joshua mban titujt që më përkasin mua, pasi unë nuk i kam humbur kurrë ato në një duel", tha Fury.

"Unë i nxora vakant ato tituj për shkak të problemeve mendore, por ato tituj më përkasin mua. Për sa kohë një njeri nuk humbet brenda në ring, ai mbetet kampion. Shkova në Gjermani dhe mposhta Klitschko. Shkova në Amerikë dhe munda Wilder, ndaj ato tituj do t’i marr sërish", u shpreh Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat