Në vitin 1979, kjo librezë iu lëshua Mehmet Bogujevcit apo 8 muaj para vdekjes së Titos

Boksi

Në vitin 1979, kjo librezë iu lëshua Mehmet Bogujevcit apo 8 muaj para vdekjes së Titos

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:41
Në vitin 1979, kjo librezë iu lëshua Mehmet Bogujevcit apo 8 muaj para vdekjes së Titos

Para 41 viteve Mehmet Bogujevci, ish boksier i mirënjohur, nënkampion i botës në vitin 1978,  është pajisur me një librezë interesante dhe tetë muaj para vdekjes së Josip Broz Titos, kryetar i ish Jugosllavisë!

Bogujevcit, me 12 shtator të vitit 1979, i jepet libreza me titullin: Sportist i merituar i Jugosllavisë.

Sipas tij, këtë epitet e kishin vetëm dy sportistë nga Kosova, ai dhe Sami Buzolli (ish boksier)! 

Image

Libreza, me 12 shtator të vitit 1979

Këtë librezë e ruan me krenari dhe mburret me sukseset që ka arritur individuale dhe me klubin e boksit Prishtina, ku ishin pesë  herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë. 

Librezën e mori me 12 shtator të vitit 1979, ndërsa Tito vdiq me 4 maj të vitit 1980.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat