Avdylaj pret fitore ndaj Svacinas

Boksi

Avdylaj pret fitore ndaj Svacinas

Më: 6 mars 2020 Në ora: 15:56
Avdylaj pret fitore ndaj Svacinas

Dardan Avdylaj, boksieri me preardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Austri, të shtunën do të zhvilloj ndeshjen e tij të tretë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij do të jetë çeki, Jiri Svacina.

Për këtë përballje Avdylaj thotë se është përgatit maksimalisht dhe se pret fitore.

“Kundërshtarin shumë pak e njoh, vetëm e di se ka mbi 40 ndeshje, mirëpo kjo nuk më pengon që unë të tregoj kualitetin tim në ring dhe në fund të dal fitues. Ftoj të gjithë fansat e mi të më mbështesin dhe në fund të gëzohemi së bashku”, thotë, Avdylaj.

Cekim se ndeshjen e fundit, e ka pasur para 3 muajve kur kishte mposhtur Milosh Mandiq me ndërprerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat