Shpresojnë të fitojnë pikë olimpike

Boksi

Shpresojnë të fitojnë pikë olimpike

Më: 6 mars 2020 Në ora: 17:20
Shpresojnë të fitojnë pikë olimpike

Kombëtarja e Kosovës për meshkuj e femra do t’i ndjekë 4 kuota në kualifikimet olimpike evropiane në Londër, që fillon me 14 mars.

Trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi do të mbështetën në boksierë – boksier, si (60 kg) Donjeta Sadiku, (63 kg) Shpëtim Bajoku, (69 kg) Patriot Behrami (75 kg) Besart Pireva.

“Ekipi ynë fluturon më 12 mars, deri atëherë do të jenë në përgatitje të përbashkëta që janë duke i zhvilluar në Prishtinë. Shpresojmë që të 3 djemtë dhe 1 vajzë të marrin pikë olimpike në Londër, në kategoritë e femrave nga 51 deri 60 kg.

Kuota do të marrin 6 të parat dhe do të kualifikohen për LO Tokyo 2020. Ndërsa në kategoritë e djemëve nga 52 deri në 63 kg. kuota do të marrin 8 të parët, nga 69 në 81 kg - 6 të parët dhe deri në 91 dhe mbi 91 kg - 4 të parët që do të kualifikohen plr LO Tokyo 2020”, njofton FBOXK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat