Pas 2 viteve rikthehet kampioni Beqiri

Boksi

Pas 2 viteve rikthehet kampioni Beqiri

Më: 11 mars 2020 Në ora: 11:04
Pas 2 viteve rikthehet kampioni Beqiri

Gjatë fundjavës në Leverkuzen të Gjermanisë u zhvillua një aktivitet i madh i sporteve luftarake, ku pas dy viteve në mënyre emocionale u paraqit në ring edhe kampioni Driton Beqiri, i cili përfundoi përballjen me vendasin me barazim.

Duhet cekur se aspak nuk ka rëndësi rezultati i kësaj përballje kur dihet se Beqiri u kthye në sportin aktiv pas një periudhe jo të mirë shëndetësorë që pati në jetën e tij, mirëpo qe e kaloi me sukses duke stërvit dhe duke qenë një kampion i vërtetë. Vet ky talent për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh i gëzuar dhe falënderoi familjen që e mbështeti maksimalisht dhe miqtë që i ndihmuan në çdo aspekt të jetës të kaloi këtë periudhe, ku tani edhe ndjehet siq thotë ai si një shqiponjë me plot fuqi dhe ambicie për të ardhmen.

“Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme që të kthehesha në ring pas dy viteve. Falënderoi, Baki Hoxhaj që më munësoi rrikthminin e tij në ring ku duha të them se ishte një ngjarje e shkëlqyeshme dhe me plot emocione si për mua ashtu edhe për familjen time.

Falënderoi shumë edhe trajnerin njëkohsisht prindin tim Sifu Halil Beqiri për kohën që keni kaluar me mua, forcën që investoni në mua, e kështu me radhë dhe jam vërtet mirënjohës për këtë. Kam disa oferta për të luftuar këtë vit, kështu që së bashku me stafin tim do ti rishikoj të njëjtat”, deklaroi talanti i kikboksit, Dridon Beqiri. Nga ana tjëtër, edhe trajneri Sifu Beqiri u shpreh i gëzuar me paraqitjen e garuesve të tij.

“Të dashur miq, ishim në klubin luftarak të Hausgala Bakis në Leverkusen, patëm shumë argëtim në një ngjarje të shkëlqyeshme, respekt të madh për trajnerin Baki dhe ekipin e tij. Luftëtarët tanë Durim Beqiri dhe shkatërruesi Driton Beqiri të dy luftuan vërtet mirë. Shumë faleminderit ekipit tonë Bodyguard për përkrahjen, veçanërisht falë sponsoruesit tanë”, tha trajneri Sifu Halil Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat