Kosova udhëton për në Londër! Demolli flet për atmosferë

Boksi

Kosova udhëton për në Londër! Demolli flet për atmosferë

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2020 Në ora: 11:46
Kosova udhëton për në Londër! Demolli flet për atmosferë

Kombëtarja e Kosovës udhëtoi për në Londër, për të marrë pjesë në garën evropiane kualifikuese për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Boksierët që udhëtuan: 60 kg Donjeta Sadiku, 63 kg Shpëtim Bajoku, 69 kg Patriot Behrami, 75 kg Besart Pireva, selektori i meshkujve Shefki Bogujevci dhe selektori i femrave Besim Brahimi, si dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

 “Jemi në disponim, gjithçka është në rregull. Boksierët janë në formë.

Ata kanë pasur disa përgatitje dhe mendoj se janë maksimalisht të përgatitur. Nesër hedhet shorti dhe shpresojmë edhe në fat. Me dy deri tri fitore edhe boksierët e sigurojnë kualifikimin në Lojërat Olimpike”, tha Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat