“Më kanë mbetur edhe dy duele para se të tërhiqem përfundimisht”

Boksi

“Më kanë mbetur edhe dy duele para se të tërhiqem përfundimisht”

Më: 14 mars 2020 Në ora: 06:17
Boksieri britanik Tyson Fury

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, në një deklaratë për mediat u shpreh se karriera e tij është drejt fundit. Ai konfirmoi se do të zhvillojë edhe 2 duele në ring e më pas do të tërhiqet përfundimisht.

Sipas të gjitha gjasave, dy duelet e mbetura do të jenë ato ndaj amerikanit Deontay Wilder, në korrik dhe ndaj patriotit të tij Anthony Joshua, në dhjetor. Ndaj Wilder do të duelojë për të kompletuar triologjinë dhe ndaj Joshua për t’i rrëmbyer titujt e tjerë kampionë bote të këtij Divizioni.

“Kam edhe dy duele për të zhvilluar dhe më pas do të mendoj seriozisht për të ardhmen time jashtë ringut. Jam i pamposhtur prej 31 duelesh si profesionist dhe ky është viti im i 12-të në ring”, tha Fury, 30 fitore e 1 barazim në karrierë.

Kontrata e tij me kompaninë Top Rank skadon pas këtyre dy dueleve, ndaj ai mendon të tërhiqet si i pamposhtur si dhe kampion absolut i botës në peshën e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat